

Tiranë: Dy persona në pranga për fotografim të votës, Policia paralajmëron ndëshkime të rrepta
Policia e Tiranës ka shoqëruar dy shtetas të dyshuar për shkelje të fshehtësisë së votimit, pas dy rasteve të ndodhura në qendrat e votimit në juridiksionin e Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4.
Sipas njoftimit zyrtar, dy personat dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit, një veprim i ndaluar rreptësisht nga ligji zgjedhor.
Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e të dyshuarve.
Policia e Tiranës ka lëshuar një apel pak çaste më parë për respektimin e rregullave të votimit, duke paralajmëruar se çdo veprim që cenon fshehtësinë dhe integritetin e votës do të ndëshkohet me rigorozitet të plotë. /noa.al
Foto NOA/LSA: Nga votimet sot në Tiranë
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






