

Elbasan: Arrestohet 56-vjeçarja për shkelje të fshehtësisë së votimit
Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasen M. C., 56 vjeçe, banuese në Elbasan.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në qendrën e votimit nr. 2321, në lagjen “5 Maj”, ku dyshohet se shtetasja ka fotografuar fletën e votimit, duke shkelur fshehtësinë e votës, një nga parimet themelore të procesit zgjedhor.
Ndaj saj rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, ndërkohë që materialet janë referuar në Prokurori për vijimin e hetimeve.
Policia dhe institucionet zgjedhore vijojnë të monitorojnë nga afër procesin për të garantuar mbarëvajtjen e tij dhe respektimin e ligjit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






