Transmetuar më 11-05-2025, 12:22

Kanosje ndaj një kandidati në Vlorë, procedim penal për një 52-vjeçar

Një 52-vjeçar është vënë nën hetim në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur një kandidat për zgjedhjet vendore përmes rrjeteve sociale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit P. A., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Policia tha sot se pas kallëzimit të bërë dje më 10 maj 2025, rreth orës 11:50, nga shtetasi Shon Malaj, 19 vjeç, banues po në Vlorë dhe kandidat i një subjekti politik, se P. A. e ka kanosur verbalisht përmes postimeve në rrjetet sociale.

Kandidati Shon Malaj është i subjektit politik “Mundësia” në Vlorë. Ndërsa personi i proceduar e ka kanosur në komente në rrjetet sociale.

Ngjarja po hetohet për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, ndërsa Prokuroria ka marrë në dorë materialet për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit