Transmetuar më 11-05-2025, 12:37

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të diel në fshatin Zhamë të Lushnjës, ku një dollap i vjetër është përdorur si dhomë e fshehtë votimi.

Kjo ka ndodhur në ambientet e qendrës shëndetësore të fshatit, ku për shkak të mungesës së infrastrukturës, autoritetet lokale kanë improvizuar një zgjidhje të pazakontë: një dollap i madh druri, i zbrazur nga rrobat, është përshtatur për të garantuar fshehtësinë e votës.

Qytetarët e fshatit kanë hyrë një nga një në këtë hapësirë të improvizuar, duke ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Pamjet nga vendngjarja kanë nxitur reagime dhe humor në rrjetet sociale, ndërsa rasti ngre pyetje për standardet dhe kushtet e procesit zgjedhor në zonat rurale.

Ndërkohë, autoritetet zgjedhore nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me këtë rast.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit