

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat paraprake për pjesëmarrjen në votimet e 11 majit deri në orën 11:00.
Sipas KQZ-së, në 2559 qendra votimi që kanë raportuar deri tani, pjesëmarrja rezulton të jetë 16.76%.
Në krahasim me zgjedhjet lokale të zhvilluara dy vite më parë, kjo përfaqëson një rritje prej rreth 2%, një sinjal inkurajues për angazhimin qytetar në këtë proces.
Megjithatë, pjesëmarrja mbetet më e ulët në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura para katër vitesh, kur në të njëjtën orë ishte 20.81%. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






