Transmetuar më 11-05-2025, 10:11

Kreu i Stukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani është paraqitur paraditen e sotme për të votuar pranë shkollës “At Zef Pllumi” në njësinë nr.5 në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët mbi një prononcim për mediat lidhur me strategjinë e goditjes së krimeve zgjedhore, Dumani është përgjigjur shkurtimisht: Do të kemi komunikim pas zgjedhjeve.

Prokurori Dumani u paraqit në qendrën e votimit së bashku me bashkëshorten e tij të shoqëruar nga forca të shumta sigurie.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit