Transmetuar më 11-05-2025, 06:09

PESHKOPI- Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Peshkopi është arrestuar nga policia. Dyshohet se Gjura ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash.

Gjura së bashku me një person tjetër u shpallën në kërkim nga policia, por pas disa orësh është vënë në pranga.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit