Transmetuar më 10-05-2025, 23:09

Elbasan, 10 maj 2025 – Policia e Elbasanit ka marrë nën ruajtje 10 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe 508 qendra votimi, si pjesë e masave për sigurimin e rendit publik gjatë procesit zgjedhor. Deri më tani, situata në këtë qark paraqitet e qetë, ndonëse Elbasani konsiderohet si një zonë me risk të lartë gjatë zgjedhjeve.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, të gjitha detyrat e planifikuara në kuadër të këtij operacioni janë përmbushur me përpikëri dhe në përputhje me procedurat standarde. Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri në mëngjesin e ditës së nesërme, kur do të fillojnë punën komisionet përkatëse në qendrat e votimit dhe në KZAZ.

Në kuadër të këtij angazhimi, është ngritur edhe një grup drejtues dhe monitorues, i cili ndjek në kohë reale situatën në terren dhe siguron koordinimin me median dhe publikun.

Ndërkohë, përplasjet politike nuk kanë munguar në qarqe të tjera. Janë raportuar konfrontime mes mbështetësve të PS dhe PD në Dibër, ku janë hedhur akuza për blerje votash. Ngjarje të ngjashme janë sinjalizuar edhe në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit