Transmetuar më 10-05-2025, 22:18

Dibër, 10 maj 2025 – Rreth orës 20:25 të mbrëmjes së sotme, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Xhevahir Gjoka, ka telefonuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, duke denoncuar një ngjarje të rëndë në fshatin Pilafe, njësia administrative Tomin.

Sipas deklaratës paraprake të Gjokës, një shtetas ishte ndaluar pasi dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave. Më tej, ai ka pretenduar se një tjetër person, ndërsa largohej nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas njoftimit, është ngritur një grup hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër dhe në bashkëpunim me SPAK-un, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit