

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj, do të votojë nesër në orën 10.00 në ambjentet e IEPV, "Jordan Misja".
Bëhet fjalë për Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penal, ku edhe është përgatitur një qendër votimi për të burgosurit dhe të paraburgosurit.
Ilir Meta është i paraburgosur dhe mbahet në qeli prej disa muajsh pas një arrestimi spektakolar në publik, ndërsa shkonte për një konferencë shtypi në selinë e partisë që drejton.
Zyra e shtypit të Metës i ka bërë thirrje mediave të bëjnë transmetimin e drejtpërdrejtë të votimit të Ilir Metës.
Nuk është e qartë nëse Meta do të lejohet të japë ndonjë prononcim për media. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd