

TIRANE – Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Shqipëri ka paraëizuar jetën e kryeqytetit duke krijuar jo pak probleme në qarkullimin e qytetarëve, por i gjithë presioni, vështirësitë dje makthi ka qenë mbi policinë e sjtetit që është përpjekur të sigurojë mbarvajtjen e garës.
Gjithsesi, ka dhe nga ata të cilët e thyejnë rregullin duke i shpëtuar edhe mbikëqyrjes së efektivëve të Policis. Kjo ka sjellë edhe incidente me çiklistët.
Siç shihet në videon e mëposhtme, disa qytetarë kanë kaluar kordonin e Policisë, duke kaluar rrugën mes për mes, por njëri prej tyre është përplasur me një çiklist. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe e ka ndërprerë momentalisht garën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd