Transmetuar më 10-05-2025, 17:55

19 delegacione të huaja kanë mbërritur në Shqipëri për t’u njohur me organizimin e zgjedhjeve si dhe për monitorimin e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se delegacionet janë nga vende si Finlanda, Suedia, Kroacia, Lituania dhe nga Organizata Botërore e Trupave Zgjedhore.

Njoftimi i KQZ:

KQZ Shqiperi priti 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme të botës dhe organizatave që operojnë në fushën e zgjedhjeve.

Përfaqësues të KQZ-ve nga Armenia, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovina, Estonia, Gjerogjia, Kroacia, Kosova, Lituania, Moldavia, Maqedonia Veriut, Mali i Zi, Finlanda, Suedia, Turqia dhe të Organizatës Botërore të Trupave Zgjedhore ndodhen në vendin tonë në kuadër të “Programi i vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve”, i cili zhvillohet për herë të dytë nga KQZ.

I njohëm ata me përgatitjet e procesit zgjedhor, mënyrën e funskionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta, monitorimin e fushatës zgjedhore, etapat dhe ecurinë e procesit të votimit elektronik, identifikimin elektronik të zgjedhësve, votimin dhe numërimin elektronik.

Prezantuam një tablo të plotë të masave të marra për të garantuar integritetin e procesit dhe transparencën e administrimit zgjedhor. Ata u njohën edhe me përpjekjet institucionale bashkë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të luftuar krimet zgjedhore dhe shmangien e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë.

Programi i vëzhguesve ndërkombëtarë, synon që të prezantojë jo vetëm eksperiencën shqiptare të përgatitjes, menaxhimit dhe administrimit të procesve zgjedhore, por edhe të ofrojë edhe përvojën e risive të suksesshme që Shqipëria ka implementuar në proceset zgjedhore si, identifikimi elektronik i zgjedhësve dhe votimi nga jashtë.

Delegacionet e trupave të menaxhimit zgjedhor do të vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve dhe do të njihen me disa nga pikat turistike dhe kulturore të vendit tonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit