Transmetuar më 10-05-2025, 14:58

Dy të rinj  punëtorë humbin jetën nga rrëshkitja e dheut në një kantier ndërtimi në Gramsh

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë punës në një kantier ndërtimi në fshatin Holta, në njësinë administrative të Gramshit.

Ngjarja ndodhi gjatë punimeve në një kantier ndërtimi, ku dyshohet se masivi i dheut ka rrëshkitur aksidentalisht dhe ka zënë poshtë një automjet pune, në të cilin ndodheshin dy persona.

Sipas informacionit paraprak të bërë publik nga Policia e Shtetit, dyshohet se gjatë punimeve ka ndodhur një rrëshqitje dheu, e cila ka zënë për poshtë dy punëtorët.

Viktimat janë identifikuar si shtetasit Abaz Basha, 22 vjeç dhe Egzon Llleshi, 32 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera mbi shkaqet e mundshme të rrëshqitjes apo mbi kushtet e sigurisë në kantier.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion nëse kompania ndërtuese ka zbatuar masat e detyrueshme të sigurisë teknike për punëtorët.

Hetimet vijojnë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit