Transmetuar më 10-05-2025, 14:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gramsh–Poroçan, duke i marrë jetën dy të rinjve.

Ngjarja ndodhi gjatë punimeve në një kantier ndërtimi, ku dyshohet se masivi i dheut ka rrëshkitur aksidentalisht dhe ka zënë poshtë një automjet pune, në të cilin ndodheshin dy persona.

Viktimat janë Abaz Basha 22 vjeç dhe Egozn Lleshi, 32 vjeç, që të dy banorë të Gramshit, raporton noa.al.

Në fillim u dyshua vetëm për një viktimë, por më vonë u qartësua se kishte dhe një viktimë të dytë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë një rrëshqitje dheu, e cila ka zënë poshtë automjetin ku ndodheshin viktimat.

Pasi është raportuar ngjarja, në vendngjarje janë nisur ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, por pa dobi për ti shpëtuar, sepse ajo që kishte mbetur ishte nxjerrja e trupave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit