

GREQIA- Një 22-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë një oficer policie dje pasdite në Halkidiki të Greqisë, teksa i kishte ngritur pritë poshtë shtëpisë dhe kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte. Mediat greke shkruajnë se një banor që nxitoi në vendngjarje menjëherë pas sulmit tha se 22-vjeçari kishte ngritur vazhdimisht pritë, të paktën 2-3 herë mbi oficerin 49-vjeçar të policisë, i cili priste jashtë shtëpisë së tij.
Sipas informacioneve banesa e tij ndodhet në të njëjtën ndërtesë me biznesin e zdrukthëtarisë që ai drejton me vëllain e tij. Gjithashtu bëhet me dije se 22-vjeçari është i përfshirë në trafikun e drogës, por nuk ka pasur asgjë të përbashkët mes tij dhe oficerit.
Ai e kishte pritur poshtë shtëpisë së tij në të kaluarën, 2-3 herë ndërsa dje nxori një thikë duke e goditur. Gjithçka ndodhi jashtë shtëpisë së tij, ku jeton me familjen e tij. Sipas mediave greke oficeri është një njeri familjar model me dy fëmijë, banor i përhershëm i Halkidikisë prej vitesh. Oficeri u transportua në Spitalin e Poligjiros me lëndime të lehta ndërsa 22-vjeçari shqiptar u arrestua dhe akuzohet për plagosje të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd