

Gramsh, 10 maj 2025 – Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Poroçan të bashkisë Gramsh, ku një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dy punëtorë janë zënë nga dheu në momentin e shembjes së kanalit.
Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tyre.
Policia tha se ngjarja ndodhi gjatë punimeve në një kantier ndërtimi, ku dyshohet se masivi i dheut ka rrëshkitur aksidentalisht dhe ka zënë poshtë një automjet pune, në të cilin ndodheshin dy persona.
Në një përditësim më vonë, noa.al konfirmoi se dy të rinjtë kanë vdekur. Ata janë Abaz Basha 22 vjeç dhe Egozn Lleshi, 32 vjeç, që të dy banorë të Gramshit.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin e punimeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd