Transmetuar më 10-05-2025, 11:36

Kuk♪7s- Në Gjykatën e Kukësit u mbajt sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku. Jaku ishte i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu në motive hakmarrjeje. Mësohet se seanca u mbajt me dyer të mbyllura teksa gjyqtari i masave pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm për aktet e dosjes dhe provat paraprake, si dhe avokatin e të dyshuarit, ka caktuar në fund të seancës masën e sigurisë "arrest me burg".

Avokatja përfaqësuese e të dyshuarit ka qenë e caktuar nga shteti, gjyqtare e masës Matilda Çela dhe prokurore Brisida Leka. Pas masës së sigurisë arrest me burf të caktuar nga Gjykata e Kukësit, reagoi edhe avokatja Aurora Guska.

Guska tha se klienti Ylber Jaku nuk ka pranuar avokat dhe kërkon një përfaqësues nga ambasada angleze, pasi ai është shtetas anglez, dhe fëmijët e gruaja e tij kanë gjithashtu shtetësi angleze. Ajo shtoi se “ai nuk ka besim te drejtësia shqiptare” dhe këtë e ka thënë në masën e sigurisë në gjykatë, gjatë seancës.

Ndërkohë Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve autorit të krimit. Sipas dinamikës rezulton se Sallahu, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bshkëshortëve, që u mjekuan në spital dhe për motive hakmarrje dyshohet se djali i të dëmtuarve ka sulmuar fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.

Po ashtu mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit