Transmetuar më 09-05-2025, 23:11

Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Librazhd në vendin e quajtur Labinot Fushë ka ndodhur një aksident rrugor.

Një automjet ka humbur kontrollin mbi drejtimin e lëvizjes ,ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, një nënë dhe djali i saj, të cilët ndodheshin në mjet në momentin e ngjarjes.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve nga stafi mjekësor, fatmirësisht të plagosurit nuk ndodhen në rrezik për jetën dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit