

Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.
Tre automjete janë përplasur në qendër të qytetit ndërsa si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë ka mbetur një i lënduar i cili është transportuar drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd