Transmetuar më 09-05-2025, 20:34

Chris LaCivita: Shqipëria është në udhëkryq, nuk mund të lejojë një mandat tjetër të Edi Ramës

Në një fjalim gjatë përmbylljes së fushatës së Partisë Demokratike, këshilltari amerikan Chris LaCivita shprehu habinë e tij për numrin e madh të mbështetësve të pranishëm, duke falënderuar Shqipërinë për mbështetjen dhe për ndarjen e shpresave dhe të ardhmes së vendit.

LaCivita tha se Shqipëria është në një moment kyç të historisë së saj, duke e cilësuar vendin në një "udhëkryq".

Sipas tij, Shqipëria nuk mund të lejojë një mandat të dytë për kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se kjo është e rëndësishme jo vetëm për ëndrrat dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, por edhe për pozicionin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Këshilltari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve që të mendojnë për të ardhmen dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur për vendin, duke besuar se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë që mund të sigurohet vetëm nëpërmjet një fitorje të PD-së në zgjedhjet e ardhshme. Kurse theksoi se shqiptarët duhet të mos kenë frikë, të shkojnë dhe të votojnë pa frikë për PD. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit