Transmetuar më 09-05-2025, 20:28

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në rrugën e Driloni, Pogradec.

Një këmbësore është përplasur nga një automjet tip “Mitsubishi”. E lënduara, shtetasja me iniciale Z.D., 73 vjeçe, është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Sakaq mësohet se 73-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19:00, në rruga e Drilonit, në Pogradec, një automjet tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. L., ka përplasur këmbësoren, shtetasen Z. D., rreth 73 vjeçe, banuese në Pogradec. 73- vjeçarja po mer ndihmë mjekësore në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit