Transmetuar më 09-05-2025, 19:50

Faza e parë e aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia 2025”, e cila nisi në Durrës dhe përfundoi në Tiranë, është mbyllur me sukses falë masave të përbashkëta të ndërmarra nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake dhe organizatorët.

Aktiviteti ka përfshirë koordinim të shkëlqyer mes strukturave dhe ka kaluar pa probleme, duke ofruar një spektakël të vërtetë për të pranishmit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falënderuar të gjithë punonjësit e Policisë, duke nënvizuar përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga ata, veçanërisht kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë.

Proda theksoi se edhe pse kjo ishte hera e parë që ata përballeshin me detyra të tilla, ata i përmbushën ato me sukses dhe janë të gatshëm për fazat e tjera të aktivitetit.

Ai beson në vazhdimësinë e suksesit dhe në përkushtimin e tyre për përmbylljen e aktivitetit me po të njëjtin nivel profesionalizmi. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit