Transmetuar më 09-05-2025, 18:53

Tiranë-Giro d’Italia 2025 nisi për herë të parë nga Shqipëria, me etapën që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë, në një itinerar prej 160 kilometrash.

Fitues i kësaj etape u shpall danezi Mads Pedersen i Lidl-Trek, i cili triumfoi në një sprint spektakolar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke lënë pas rivalët e tij me një shpërthim force në metrat e fundit.

Në vend të katërt u rendit italiani Busatto, ndërsa një episod i frikshëm ndodhi me çiklistin spanjoll Landa, i cili humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë ndriçimi.

Ai mori menjëherë ndihmë mjekësore.

Etapa e parë nisi nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë. Pas 65 kilometrave të para me një terren të sheshtë, çiklistët u përballën me ngjitjen e Gracen përpara se të arrinin në Tiranë, për të vijuar më pas me ngjitjen në Surrel, me pjerrësi deri në 13%.

Fundi ishte shumë i luftuar, por fitimtar doli danezi Pedersen.

Dy etapat e tjera do të zhvillohen në Tiranë më 10 Maj dhe në Vlorë më 11 Maj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit