

Neos Kosmos- Një bombël gazi ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e një shqiptareje në Greqi. Mësohet se nga ngjarja është plagosur 15-vjeçarja shqiptare e cila ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup.
Ngjarja u regjistrua në banesën e saj në Neos Kosmos. Mësohet se e mitura po ndihmonte nënën në përgatitjen e ushqimit. Nga flakët vajza ka marrë djegie të gradës së dytë dhe pritet t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve plastike kirurgjikale në ditët në vijim, me qëllim zvogëlimin e dëmeve në lëkurë. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhjeje gazi që mund të ketë shkaktuar shpërthimin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd