

Klos- Trupi i fadromistit në Klos është gjetur sot pas gjashtë ditësh kërkime intensive. 29-vjeçari Ardit Beshiri, i cili fundos bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit, po kërkohej që prej datës tre maj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, kur ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator 29-vjeçari, i cili ishhte punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Dhe si pasojë e rrëshqitjes masive të dheut, Beshiri është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd