Transmetuar më 09-05-2025, 09:44

Një fatkeqësi surreale për tifozin e Albacete, i cili humbi bastin e pabesueshëm pikërisht për “fajin” e skuadrës së tij të zemrës. Ky tifoz-bastvënës kishte një kombinim perfekt në dorë, me 13 parashikime të sakta nga 14, për një fitim të mundshëm prej 4 milionë eurosh.

Sidoqoftë, ai arriti të arkëtonte vetëm diçka më pak se 45 mijë euro, pasi nuk kishte vënë bast për fitoren, e cila më pas ndodhi 2-1, të Albacete ndaj kryesueses Almeria, që nuk humbiste prej 14 ndeshjesh. Përballë këtij fakti, Albacete kontaktoi tifozin e vet dhe publikoi një video “kërkim-faljeje” në rrjetet sociale. Përmes një video-telefonate, Jon Morcillo, autori i golit të fitores, i kërkoi falje për milionat e humbura.

Zemra nuk komandohet, por tifozi i Albacete u përpoq të përdorte vetëm logjikën. Skuadra e tij, në letër, ishte e dënuar përballë kryesuesve të Almeria, një makinë fituese në kampionat, që nuk kishte humbur prej 14 javësh. Kështu, në bastin e studiuar deri në detajet më të vogla, me 14 rezultate të parashikuara, ai vendosi për fitoren e sigurt të kundërshtarit.

Fatkeqësisht, fati i bëri shakanë më mizore. Të gjitha parashikimet e tjera ishin të sakta, i vetmi gabim ishte pikërisht te skuadra e zemrës. Dhe ky gabim i kushtoi një pasuri. Ai mund të kishte fituar mbi 4 milionë euro, por u desh të kënaqej me më pak se 45 mijë euro, një ngushëllim i vogël.

Përballë kësaj situate, Albacete vendosi ta nderojë tifozin e vet, teksa e lidhi përmes një video-telefonate me Jon Morcillo, lojtarin që me golin e tij 2-1 i kushtoi fansit 4 milionë euro. “Më fal për 4 milionët. Po qesh, por nuk më bën aspak për të qeshur”, – e nisi bisedën lojtari, përgjegjës për bastin e humbur. Më pas shtoi menjëherë: “Por më thuaj, si ka mundësi që je tifoz i Albacete dhe ke vënë bast kundër nesh?”

“Zakonisht zemra më ndikon shumë, por këtë herë thashë: ok, do të përdor mendjen, sepse zakonisht e vendos gjithmonë në favor të Albacete, – shpjegoi tifozi. – Pastaj vjen Morcillo dhe prish gjithçka…”

Jon Morcillo ishte autori i dopietës vendimtare në ndeshjen e kampionatit, e luajtur në “Estadio Carlos Belmonte”, të dielën, më 26 janar, mes vendasve të Albacete dhe Almeria. Goli i tij i parë erdhi në minutën e 13-të, ndërsa i dyti me penallti në minutën e 70-të. Një gol që i kushtoi tifozit 4 milionë euro.

“Më lëndoi që pikërisht këtë herë luajtët një ndeshje të madhe, më çmendët. Sidoqoftë ishte faji im”, – i tha tifozi lojtarit, i cili në disa momente u duk vërtet i ndjerë: “E di që të dhemb, sepse janë shumë para. Më vjen vërtet keq. Po të isha në vendin tënd, do të isha shumë i zemëruar me veten time…”

La scommessa persa da 4 milioni, col tifoso che rivede l'esultanza di Moncillo in videochiamata

“Jam, – pranoi tifozi, – por jam edhe shumë i lumtur që po flas me ty, edhe pse më vure në telashe. Janë gjëra që ndodhin dhe nuk ka asgjë për të bërë. Unë jam këtu me ty dhe për mua është një nder”.

Në fund, erdhi premtimi klasik. “Do të të ftoj për një darkë, ose do të bëjmë diçka të ngjashme”, – i tha Morcillo tifozit, i cili menjëherë u përgjigj me shaka: “Kur të të takoj, do të tërheq veshët”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit