Transmetuar më 09-05-2025, 07:37

Një burrë që i shpëtoi vdekjes ka rrëfyer përvojën rrëqethëse pranë saj, të cilën e përshkruan si “zbritje në ferr”. Steve Kang, teolog dhe pastor në Los Angeles, pretendon se ka kaluar 8 orë klinikisht i vdekur, ndërsa mjekët përpiqeshin ta shpëtonin pas një tentative vetëvrasjeje të ndikuar, sipas tij, nga forca të errëta.

Dikur i varur nga droga, Steve përdorte metanfetaminë, ekstazi dhe një përzierje të rrezikshme, që ai vetë e quante “ilaq i vdekjes”. Gjatë një momenti errësire të thellë, ai pretendon se një "shpirt i lig" e detyroi të vetëdëmtohej. Ndërsa ndodhej në kufijtë e jetës dhe vdekjes, ai thotë se përjetoi një realitet tjetër: “Nuk ishte një vend ku do të doje të shkoje. Nuk ka as dritë, as bimë, as bar. Vetëm një dysheme shkëmbore dhe vuajtje e pastër”.

Në këtë botë të errët, Steve kujton se kishte një zinxhir të madh të ngulur në mishin e tij dhe se përreth ndodheshin shumë njerëz të tjerë që vuanin. Ai përshkruan praninë e qenieve të mëdha, të larta disa kate, që dukeshin si gjykatës të shpirtrave të munduar. "Nuk mund të flasësh, nuk mund të pyesësh dikë si quhet. Je vetëm në dhimbje të thellë", – thotë ai.

Për herë të parë, Steve ndjeu thellë fajin dhe mëkatin personal, duke menduar se meritonte të ishte atje, për shkak të jetës që kishte bërë më parë.

Gjatë këtyre orëve kritike, nëna e tij kontaktoi një mik të vetin të krishterë, i cili organizoi një grup lutjesh. Steve beson se nuk ishin thjesht mjekët që e kthyen në jetë, por ndërhyrja e një mrekullie hyjnore: “Filluan të luten dhe mjeku më vonë tha se ishte një mrekulli”.

Pas kësaj ngjarjeje, Steve braktisi budizmin dhe tani shërben si pastor në LA Gospel Community Church në Kaliforni.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit