

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike i ka bërë sot thirrjen e fundit për përballje publike kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin "Opinion" Berisha i bëri edhe një herë ftesë për debat televiziv Ramës. Ndërkohë që Rama do të jetë mbrëmjen e nesërme i ftuar në emisionin, Berisha u kujdes që t’i linte një "dhuratë".
Pjesë nga biseda:
Berisha: Ai po të jetë burrë, vjen dhe ballafaqohet. Është thirrja e fundit. Sepse ai çfarë ka bërë? Ai ka zgjedhur të premten, për të ardhur këtu vetëm. Pasi unë e kam ftuar kudo.
Gazetari: Është e vërtet nuk ka dashur. Ama zoti Berisha e mbani mend kur edhe ai ju ftonte ju para 2013 dhe ju nuk vinit?
Berisha: Unë kam dhuratën time për të, këtë pasaportë të lutem do ja japësh si dhuratë nga unë nesër që e keni në studio.
Gazetari: Po nuk është e identifikuar.
Berisha: Narkoshteti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






