Transmetuar më 08-05-2025, 23:13

Monika Kryemadhi ka folur sot për raportin me ish-bashkëshortin Ilir Meta dhe për fushatën elektorale.

Kryemadhi ka deklaruar se për Shqipërinë ka shkatërruar familjen e saj, por sipas saj, shqiptarët nuk e kanë vlerësuar. Ajo shtoi se nëse Shqipëria pret ndryshimin nga një grua e divorcuar me 3 fëmijë, ka marrë fund.

“Nuk më vjen keq për Ilir Metën por për fëmijët e mi, se po që ai keq janë dhe fëmijët keq. Unë bëra për Shqipërinë inceneratorin, shkatërrova familjen, kam lënë shumë gjëra pas dorës, pavarësisht se çfarë thonë njerëzit.

Luftova 20 vite me LRI dhe 15 vite me FRESH. Për politikanë të ri, është shumë e vështirë të ndërrosh stofin e qytetarisë. Unë me timen kam bërë maksimumin, shqiptarët nuk e kanë vlerësuar, nuk e kanë vlerësuar as njerëzit e partisë sime që janë rritur me mua. Kur mendova unë për Shqipërinë, nuk duan të mendojnë shqiptarët për mua.

Vetëm në këtë këndvështrim, nëse Shqipëria pret nga një grua e divorcuar me tre fëmijë, ka marrë fund. Shqipëria duhet të bëjë vetë vetën. Shqiptarë kanë shansin të shkojnë të votojnë më 11 maj, që të ndryshojnë dhe të mos ngelen në dorën e një njeriu që i qyen çyryk.”– tha ajo.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit