

ITALI – Pasditen e sotme u zgjodh Papa i ri. Tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistinas, tregoi se u zgjodh Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake. Konklava ka arritur dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë Papa Françeskun dhe ai është Kardinali Robert Prevost i cili do të quhet Leoni i XIV.
E veçanta e Papa Leonit të XIV është se ai ndjek edhe sportin. Ai është i apasionuar pas tenisit, sport të cilin e ka ushtruar edhe në rininë e tij, pasi ka qenë një tenist amator. Vlen të theksohet se Robert Francis Prevost edhe sot e kësaj dite luan tenis në kohën e tij të lirë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






