Transmetuar më 08-05-2025, 22:20

ANGLI – Parada e klubit të Leeds United, pasi arritën me sukses objektivin për t’u kthyer në Premier Ligë, ka regjistruar një incident të rëndë. Ed O’Brien pësoi dëmtime të rënda, pasi ra nga pema ku ndodhej gjatë festës.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ndërsa po lufton për jetën. Tifozi i Leedsit, 33-vjeç, është në koma. Dhe pse i është nënshtruar operacionit, sërish dëmtimi në tru ka mbetur i paqartë. Gjatë kësaj kohe është hapur një llogari për të kontribuar nga ana financiare. Janë mbledhur 10 mijë paundë, ndërsa O’Brien po lufton me jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit