Transmetuar më 08-05-2025, 20:37

SHKODËR- Agjentët e BKH-së në bashkëpunim me SPAK kanë kryer fazën eparë të operacionit të koduar ‘Premtimi" vetëm tre ditë para zgjedhjeve parlamentare. Si rezulatat i punës së kryer në qytetin e Shkodrës dhe kontrolleve intensive dhe personale të automjeteve të gjashtë shtetasve, janë sekuestruar konkretisht 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.

Mësohet se është ushtruar kontroll fizik ndaj 6 personave me inicialet F.V, B.L, D.D, S.Z, B.H dhe Z.D si edhe ndaj nëntë automjeteve të tyre. Ndërkohë vijojnë ende hetimet në kuadër të këtij operacioni.

Njoftimi i plotë:

Punë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve. U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar "Premtimi". Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve.

Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhore, të koduar “Premtimi“.

Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti. Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit