

Në një takim elektoral me qytetarët e Shkodrës, lideri i opozitës Sali Berisha komentoi zgjedhjen e Papës së ri, të cilin e përshkroi si një "Donald Trump i ri në Vatikan".
Sipas tij, zgjedhja e Papës Leo, një shtetas amerikan, përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në udhëheqjen e Kishës Katolike.
“Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan. Papa Leo, një amerikan! Le ta urojmë për këtë përgjegjësi të madhe,” deklaroi Berisha.
Ai shtoi gjithashtu: “Le t’i urojmë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Vatikanit dhe të besimtarëve katolikë në mbarë botën.”
Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te qeverisja e kundërshtarit politik, duke e cilësuar si një drejtues 12-vjeçar që, sipas tij, "meriton ndëshkimin më të madh".
Ai i ftoi shkodranët të reflektojnë për situatën politike dhe të kontribuojnë për ndryshim në zgjedhjet e ardhshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






