Transmetuar më 08-05-2025, 19:24

Vatikan- Papa i ri është Robert Francis Prevost. Ka zgjedhur emrin Leone XIV.

Prevost ka lindur në Çikago. U emërua kardinal nga Françesku në vitin 2023 dhe ka qenë më parë udhëheqës i Urdhrit Augustinian. Papa e emëroi gjithashtu në Dikasterin për Peshkopët, që mbikëqyr përzgjedhjen e peshkopëve në të gjithë botën.

Roli i tij i lartë, i kombinuar me përvojën si misionar në Peru, ku ka shërbyer si ipeshkv në Chiclayo, mund të ndihmojë në zbutjen e kundërshtimeve ndaj një Pape amerikan.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit