

VATIKAN- Brohoritje të mëdha nga turma të mëdha besimtarësh katolikë pritën me padurim tymin e bardhë që ngrihej lart në Cappella Sistina në Vatikan. Mediat e huaja shkriajnë se të gjithë po vrapojnë përpara për të parë Papën e ri.
Njerëzit po kërcejnë nga gëzimi, disa po i luten qiellit. Një çift nga Greqia thotë se është një "përvojë që ndodh vetëm një herë në jetë", duke shtuar se do të presin të shohin Papën e ri të shfaqet në ballkon.
Zhurma momentalisht në Vatikan është e jashtëzakonshme, kambanat bien aq fort sa jehon nëpër shesh ndërsa njerëzit brohorasin dhe bërtasin nga gëzimi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd