Transmetuar më 08-05-2025, 14:01

VLORË- Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi ai përndiqte një 48-vjeçare. Policia gjithashtu bën me dije se i arrestuari gjithashtu ka shpërndarë të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.

Arrestimi i tij u krye pas denoncimit nga 48-vjeçarja me inicialet A. Gj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. Rr., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, se ky shtetas e përndjek dhe shpërndan të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit