

Vatikan- Tymi i zi është parë të ngrihet nga oxhaku mbi Kapelën Sistine për të dytën herë që nga mbledhja e Konklavës.
Kjo do të thotë që pritja për një Papë të ri do të vazhdojë, pasi nuk janë arritur votat e nevojshme për kreun e ri të Kishës Katolike.
Votimi i këtij mëngjesi me sa duket nuk ishte i suksesshëm në zgjedhjen e një Pape të ri.
Sakaq, pritet që ditën e sotme të zhvillohen edhe votime të tjera ku kardinalët do të shprehin vullnetin e tyre për Papën e ri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






