Transmetuar më 08-05-2025, 07:49

Kardinalët e përfshirë në konklavën sekrete në Vatikan do të rikthehen sërish sot në mëngjes në Kapelën Sistine, për të vijuar me votimet që do të përcaktojnë Papaën e ardhshëm.

Dita e parë e konklavës përfundoi pa një vendim. Tymi i zi që doli nga oxhaku i Kapelës Sistine tregoi qartë se nuk është arritur konsensus për zgjedhjen e Papës.

Procesi i votimit do të vazhdojë gjatë gjithë ditës, me katër raunde të planifikuara: dy në mëngjes dhe dy në orët e pasdites.

Votimi i parë nis në orën 10:30, i ndjekur nga një i dytë rreth orës 12:00.

Pas një pushimi për drekë, dy votime të tjera janë parashikuar rreth orës 17:30 dhe 19:00.

Megjithatë, tym nuk ka për çdo votim individual. Në mëngjes dhe pasdite, tymi del vetëm pas përfundimit të dy votimeve të njëpasnjëshme. Tym i bardhë do të sinjalizojë vetëm zgjedhjen e Papës së ri. Deri atëherë, bota mbetet në pritje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit