Transmetuar më 07-05-2025, 23:10

PSG dhe Arsenal do të luajnë fatet e tyre nga ora 21:00. Të dyja skuadrat do kërkojnë kalimin në finalen e Ligës së Kampioneve.

Takimi i parë mes tyre është fituar nga PSG. Parizienët triumfuan 0 me 1 në transfertë dhe luajnë për dy rezultate në shtëpi.

Luis Enrike dhe Mikel Arteta kanë ndarë mendjen për titullarët në “Parc des Princes”. Surpriza e madhe është mungesa e Dembele.

Sulmuesi francez është i gatshëm në stol për PSG-në. Gjithçka është në balancë mes PSG-së dhe Arsenalit, që numërojnë nga një fitore secila më parë dhe dy ndeshje të mbyllura me barazim.

LIVE PSG-ARSENAL 2-1

27′ Fabian Ruiz, 72′ Hakimi / 76′ Hakimi

NGJARJET KRYESORE

90’+2’ Harkim i Uajt nga e djathta, Merino gjuan me kokë por nuk kthen dot sferën drejt portës.

81’ Dembele tenton nga ana tjetër, duke gjetur përgjigjen e Raja.

79’ Kalafiori nga e majta harkon në qendër ku Saka devijon por jo siç duhet, duke fluturuar sferën jashtë.

76’ GOOOL ARSENALI! Trosard fiton topin në të majtën, pasimi i tij në qendër devijohet dhe shkon te Saka i cili shmang Donarumën dhe çon sferën ne rrjetë.

72’ GOOOL PSG! Pas një aksioni të Kvaratskhelias në të majtën, sfera shkon te Hakimi i cili me një gjuajtje të rrufeshme me të djathtën dyfishon shifrat.

69’ Vitinja gabon pasi penallti a tij pritet nga Raja.

66’ Anglezët kërkuan penallti për një prekje topi me dorë në zonë, loja vazhdon e më pas gjyqtari bën shenjë që do të shohë VAR-in sapo nisi ndalesa e parë. Por për çudi, pamjet atje janë të një gjuajtje të Hakimit të devijuar nga Ljuis-Skelli. Për kryesorin nuk ka nevojë për shumë kohë pritje dhe ai akordon penallti për PSG-në.

64’ Saka nga e djathta provon të gjejë trekëndëshin e largët të Donarumës, portieri përgjigjet me një devijim të shkëlqyer.

57’ Saka tenton golin direkt nga goditja e këndit, Donaruma grushton mbi traversë.

56’ Vitinja driblon këdo që i del para në të majtën, pasimi i tij në qendër nga fundorja devijohet dhe shkon në duart e Raja. 53’ Doue merr një paism në qendër në zonë por gjuajtja e tij me të djathtën nuk gjen portën e Raja.

46’ Nis pjesa e dytë, pa zëvendësime mes dy skuadrave.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të PSG.

38’ Kvaratskhelia tenton driblimin mes tre lojtarësh në të majtën, ai shtyn topin më shumë se duhet dhe Saliba kontrollon sferën.

33’ Merino provon të gjejë portën e Donarumës nga distanca, pa shënjestrën e duhur.

29’ PSG i afrohet golit të dytë me një kundërsulm të shpejtë të Kvaras i cili pason për Barkola. Sulmuesi shmang mbrojtësin që po e mbulonte por gjuajtja e tij ndalet nga Raja.

27’ GOOOL PSG! Pas një goditje dënimi, topi shkon te Fabian Ruiz në kufijtë e zonës, me mesfushorin që lëshon një predhë të pakapshme për Raja.

23’ Barkola i vjedh topin mbrojtësve kundërshtarë dhe niset drejt zonës duke pasuar për Doue. Gjuajtja e këtij të fundit është e lehtë dhe shkon në duart e portierit Raja.

17’ Kvaratskhelia shfaqet për herë të parë në të majtën dhe menjëherë sjell drithërima në portën e londinezëve me një gjuajtje që ndalet nga shtylla e largët.

8’ Tjetër mrekulli e Donarumas, këtë herë ndal gjuajtjen e Odegard.

4’ Mrekulli e Donarumës i cili ndal devijimin nga një distancë e afërt e Martinelit.

3’ Arsenali i afrohet menjëherë golit, teksa pas një harkimi nga e djathta gjuan me kokë në zonë por nuk gjen portën e Donarumës. 1’ Nis dueli në Paris.

FORMACIONET ZYRTARE

PSG: Donaruma; Hakimi, Markinjos, Paço, Nuno Mendesh, Zhoao Neves, Vitinja, Fabian Ruiz, Barkola, Due, Kvaratskelia

Trajner: Luis Enrike

Arsenal: Raja; Ljuis-Skelli, Kivior, Saliba, Timber, Odegard, Parti, Rajs, Martineli, Merino, Saka

Trajner: Mikel Arteta

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit