

Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një konferencë për shtyp të bërë së fundmi së bashku me numrin një të FIFA-s, Infantino, preku tema të ndryshme, sa i takon Botërorit të vitit të ardhshëm. Ai propozoi idenë që Rusia të kthehet në një skuadër që mund të garojë në Kupën e Botës, veprim ky që ndoshta mund të sillte paqen me Ukrainën.
“Të rikthejmë Rusinë në Kupën e Botës, ndoshta ndihmon për paqen me Ukrainën”- tha fillimisht Trump. Trump shtoi se organizimi i një kompeticioni të tillë duhet të jetë perfekt.
“Këto ngjarje do të gjenerojnë dhjetëra miliarda dollarë në aktivitet ekonomik për bizneset lokale dhe do të krijojnë mijëra e mijëra vende pune për amerikanët. E kam udhëzuar ekipin tim të bëjë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta bërë Kupën e Botës një sukses të paparë. Dhe kjo është ajo që do të jetë. Ne do të sigurohemi që të jetë.
Do të jetë diçka shumë e veçantë. Së bashku, do të sigurohemi që Kupa e Botës 2026 të jetë turneu më i mirëorganizuar i futbollit që bota ka parë ndonjëherë.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






