

Berisha nga Elbasani: 11 Maji do jetë fundi i atyre që shkelin vullnetin e qytetarëve
Në një takim përmbyllës elektoral të zzhvilluar sonte në Elbasan, ish-kryeministri Sali Berisha ka drejtuar akuza të forta ndaj përfaqësuesve të mazhorancës dhe personave që ai i cilësoi si të lidhur me krimin, duke paralajmëruar se më 11 maj do të vijë fundi i "strukturave që shkelin vullnetin e lirë të qytetarëve".
Berisha akuzoi qeverinë se mbështet grupe që ushtrojnë trysni ndaj votuesve dhe deklaroi se këto veprime do të trajtohen si akte terroriste. "Nuk do të gjejnë vrimë miu ku të fshihen. Do të goditen si terroristë," – tha ai, duke paralajmëruar ndëshkim të ashpër ligjor.
Në fjalën e tij, ai përmendi edhe disa emra konkretë, si Taulant Balla, Edi Rama, të cilët i akuzoi për lidhje me krimin dhe manipulim të procesit zgjedhor.
"Ata, të cilët të mbështetur nga pushteti, dhunojnë vullnetin tuaj, ata të cilët u trysnojnë ju me mbështetjen e qeveritarëve banditë, atyre u them se vrimë miu, se shpellë në botë nuk do gjejnë kudo që të jenë.
Qeveria shqiptare do i trajtojë si grupe terroriste, do i godasë si terroristë. Këto monstra me qeveritarët e tyre shndërrojnë krimet në votë, vrasjet në votë dhe votën në vrasje. Do kenë përgjigjen më të egër ligjore që mund ta imagjinojnë. Këta janë llumi i kriminalitetit njerëzor.
Këta vijnë dhe marrin Taulant Ballën, një horr- më falni për shprehjen- që porosit vrasje, që bën arrestime, që nuk ka asgjë të përbashkët me fibrën qytetare e fisnike të këtij populli, të qytetarëve të Librazhdit, Peqinit, Gramshit, Elbasanit.
Që është vëlla siamez me Edi Ramën, Suel Çelën, Altin Hajrin, me Troplinin, me Pojën, etj. Po, data 11 shënon fundin tuaj dhe mos tentoni të largoheni se kudo që të shkoni, do t’u gjejmë, do t’u kapim, do t’u çojmë bashkë me Taulantin, me Edi Ramën atje ku e keni vendin".
Sipas Berishës, dita e zgjedhjeve më 11 maj do të jetë një moment kthesë për qytetin dhe vendin, të cilën e përshkroi si “ditë ideale, shprese dhe besimi për Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë.” /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






