Transmetuar më 07-05-2025, 21:53

UPDATE: Lëndohet djali i Luçiano Boçit, përplasje e dhunshme në mitingun e Berishës në Elbasan

Një sherr masiv ka ndodhur mes të pranishmëve në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.

Në video dallohet një grup personash, kryesisht të veshur me rroba të zeza, të cilët përleshen me disa persona të tjerë, në hyrje të stadiumit “Elbasan Arena”.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur dhe kush janë personat e përfshirë. Ndërsa nga pamjet dallohet se konfrontimi ka qenë serioz dhe ka zgjatur për mbi një minutë.

Ka reaguar PD Elbasan e cila tha se ngjarja  ndodhi pasi roja i stadiumit nuk hapi derën e stadimit për hedhjen e fishekzjarreve. Por me ndërhyrjen e presidentit gjithçka u zgjidh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit