Transmetuar më 07-05-2025, 18:52

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Has, ku Ylber Jaku ka qëlluar me 8 plumba Reshit Sallahun.

Viktima ka qenë në automjetin e tij në momentin e atentatit, duke shkaktuar edhe përplasjen me një kanal anësor të rrugës, më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Autori Ylber Jaku ka qenë në Angli dhe sot është kthyer në Has.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla, teksa shkak dyshohet se është një konflikt pronësie dhe hakmarrje. Autori dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia sa po ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit