Transmetuar më 07-05-2025, 17:10

Vrasje në fshatin Pla për motive pronësie, arrestohet autori i dyshuar

Rreth orës 16:40 të pasdites së sotme, në fshatin Pla është raportuar një ngjarje e rëndë kriminale. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Ylber Jaku 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Reshit Sallaku, 34 vjeç, për shkak të një konflikti të dyshuar për çështje pronësie.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, si dhe Forcat e Posaçme "Shqiponja" të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, për të mbështetur veprimet.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i menjëhershëm i autorit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet të jetë përdorur në krim.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit