

Fier, 7 Maj 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar sot rreth orës 14:50 në aksin "Fier–Lushnjë", në vendin e quajtur “Vajkan”, ku një kamion është përplasur me një ambulancë.
Sipas informacionit paraprak nga Policia e Fierit, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Kamion”, me drejtues shtetasin I. S., dhe një ambulancë që drejtohej nga shtetasi J. T. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar katër persona: pacienti 38-vjeçar G. Z., që po transportohej nga Spitali Psikiatrik i Vlorës drejt banesës së tij, si dhe tre persona që e shoqëronin atë.
Të lënduarit janë identifikuar si E. Z., 74 vjeç, babai i pacientit dhe banues në Skrapar; H. B., 54 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Skraparit (SPZ); dhe T. M., infermier nga Çorovoda. Të katërt ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe raportohen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






