Transmetuar më 07-05-2025, 14:34

BURREL-Prej 5 ditësh 29-vjeçari Ardit Beshiri është i zhdukur nën masivin e dheut që u shemb teksa po punonte me eskavator. Edhe pse kërkimet vijojnë pa ndërprerje ende nuk është gjetur trupi i pajetë i të riut.

I riu u rrëmbye bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit. Grupeve të kërkim-shpëtimit i janë shtuar edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë vendit ku po zhvillohen kërkimet. Siç mund të shihet edhe nga fotoja hapësira ku ka ndodhur rrëshkitja e dheut është shumë e madhe dukë vështirësuar gjetjen e të riut.

Nga pika 1 ku ndodhet fabrika dhe pak më poshtë pika 2, ku po punonte i riu pasditen e së shtunës janë mbi 7 kilometra deri në pikën 4, ku është pika fundore e mbetjeve, ku është gjetur edhe shasia e eskavatorit. Aktualisht forcat e kërkimit janë përqendruar në pikën 3, një hapësirë pyjore disa kilometra nga vendi ku Beshiri po punonte.

Nga kërkimet e deritanishme janë gjetur vetëm mbetje të mjetit eskavator me të cilin po punonte i riu. Kërkimet po bëhen me mjete të rënda, me krah nga ana e ushtrisë si dhe me anë të disa aparaturave që detektojnë trupa nën tokë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit