Transmetuar më 07-05-2025, 13:28

GREQI- Autoritetet greke kanë vën në pranga dy ditë më parë një 25-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim. Mësohet se shqiptari ishtë një person në kërkim nga Interpol Tirana. Policia greke në deklaratën për shtyp nuk e ka bërë publike veprën penale për të cilën akuzohet shqiptari.

Arrstimi i tij u realizua nga oficerët e policisë së Departamentit të Operacioneve të Policisë së Heraklionit. Shqiptari u prangos mëngjesin e 4 majit në një zonë të Heraklionit.

“Ndaj tij ishte në pritje një Urdhër Arresti Europian nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë për vepra penale që bien ndesh me ligjin shqiptar. Personi i arrestuar do të nxirret para drejtësisë” përfundon deklarata për shtyp.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit