Transmetuar më 07-05-2025, 12:39

Mirditë, 7 maj 2025 – Pas kërkimeve të vazhdueshme që nisën mëngjesin e sotëm, polumbarët e Repartit Special “RENEA” kanë arritur të nxjerrin nga rezervuari trupin e pajetë të 56-vjeçarit N. N., banues në fshatin Gëziq, i cili dyshohej se ishte vetëmbytur.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të dukshme. Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar para autoriteteve se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, çka përforcon dyshimet për vetëvrasje.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit