

U shpall, me plot meritë, lojtari më i mirë i ndeshjes në supersfidën e mbrëmshme mes Interit dhe Barcelonës. Pavarësisht rezultatit 4-3, Yann Sommer ishte ndoshta lojtari më vendimtar në fushë. Më shumë se Acerbi, më shumë se Frattesi. Pritjet e tij, gjatë të gjithë 120 minutave, e mbajtën Interin “gjallë”.
Një nga më ikoniket ishte ajo në minutën e 113-të, kur rezultati ishte tashmë 4-3 për zikaltrit. Në atë moment, Lamine Yamal çmendi edhe një herë mbrojtjen interiste dhe lëshoi një goditje të harkuar e të prerë, që dukej se po shkonte drejt “lavdisë”.
Por jo për zviceranin, i cili me një kërcim të jashtëzakonshëm arriti ta prekte pak topin dhe ta devijonte në këndore. Ajo pritje, përkrah golave, është një nga imazhet më të bukura të mbrëmjes madhështore të “San Siros”.
Dhe menjëherë, në mendjet zikaltër u rikthye pritja po aq madhështore e Julio Cesar ndaj Leo Messit në vitin 2010, në sfidën e “Camp Nou”, që i çoi më pas drejt finales kundër Bayern Munich. Një gjest teknik i nivelit më të lartë i portierit helvet, që sot, si 15 vite më parë, mund të kthehet në momentin vendimtar të një sezoni, të një historie, të një Champions League.
Refreni i përhershëm i trajnerëve dhe lojtarëve në këto nivele është: “Këto lloj ndeshjesh vendosen nga detajet”. Ja pra, ky është ai detaji. Ndoshta më i rëndësishmi në historinë e fundit të Interit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






