

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po përgatitet për “pagëzime” të reja pas atyre në Gjirin e Meksikës, me Associated Press që raporton se këtë herë në shënjestrën e tij është Gjiri Persik. Sipas AP-së, presidenti amerikan, gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite javën e ardhshme, do të njoftojë se për SHBA-në nuk ka më një gjir me emrin Gjiri Persik.
Trump dëshiron të emërojë gjirin me emrin Gjiri Arabik ose Gjiri i Arabisë. Kjo kërkesë është bërë së fundmi nga vendet arabe. Gjiri Persik e mori emrin në shekullin e 16-të, megjithëse të dy termat që Trump po përgatit të përdorë përdoren gjerësisht nga shtetet e Lindjes së Mesme. Në vitin 2012, qeveria iraniane kërcënoi të padiste Google kur kompania vendosi të mos e shfaqte emrin Gjiri Persik në të gjitha hartat e saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






